Kristian Gashi i cili në ndeshjen e fundit të Kosovës kundër Anglisë bëri një gjest shumë të mirë i cili nuk kaloi pa u komentuar edhe në mediat angleze.
Pankarta e tij “Duke i’u falënderuar juve, ne po luajmë kundër jush. Anglia jonë e dashur”, u vu në fokus të medieve botërore, por vite më parë ferizajasi ishte pjesë e një videoje ‘hit’ në internet, shkruan Gazeta Metro.
Rreth dhjetë vjet më parë, Gashi ishte bërë i njohur gjatë një vox-popi ku kishte ku ishte pyetur për mungesen e banjove publike në Ferizaj.
Përgjigja e vetme e tij kishte qenë një buzëqeshje karakteristike, e cila ka marrë me miliona shikime në Youtube.
Por, historia e djalit nga fshati Bibaj i Ferizajt është me të vërtetë prekëse. Ai ishte vetëm dhjetë vjeç kur e kishte përjetuar tmerrin e luftës, dhe kishte fjetur nëpër bodrume e kisha, përderisa fshati i tij i lindjes për çdo ditë boshatisej e digje nga forcat serbe.
Gashi kishte përjetuar Stankovecin, pastaj kishte shkuar refugjat në Kroaci, por kujton gjyshin e tij që nuk e kishte lëshuar shtëpinë, dhe sipas tij, serbët e kishin maltretuar disa herë.
Kristian Gashi është një tifoz i flaktë i futbollit, i ekpit të Juventusit./gazetametro.net