12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Si të menaxhohet mirë koha

Rekomandime

Zhurma e akrepave të orës është ajo që shpesh shkakton nervoz dhe stres, sa herë që nuk e planifikojmë mirë kohën ose edhe kur jemi duke pritur për një takim.

Gazetare: Albulena Demaku

Kështu, mënyra se si vendosim ta menaxhojmë atë tregon shumë për ne.

Ka të tillë që i kushtojnë rëndësi të veçantë, e të tjerë që jetojnë me rastësinë.

- Advertisement -

Megjithatë, menaxhimi i mirë i kohës është shumë i rëndësishëm, kjo sepse jo vetëm që ndihmon në planifikimin ditor, por ndihmon edhe në aspekte të tjera të jetës.

E një ndër to është edhe aspekti psikologjik e shëndetësor.

Besa Luzha, pos profesoreshë në Fakultetin e Arteve, ajo merret edhe me shumë aktivitete të tjera gjatë ditës dhe sipas saj, koha është shumë e çmueshme.

- Advertisement -

Luzha, ka një mënyrë të veçantë të cilën e praktikon për menaxhimin e kohës në bazë të angazhimeve ditore.

Ndonëse ka një numër të madh të obligimeve gjatë ditës, aktorja e njohur, Adriana Matoshi, thotë se organizimin e bën në bazë të prioriteteve.

- Advertisement -

Edhe për Adrian Berishën koha është gjëja më e çmueshme në jetën e tij.

Prandaj, Berisha ka gjetur një mënyrë interesante se si ta menaxhojë atë.

Pra, një plan dhe organizim i mirë është shpëtim për secilin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit