3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

U bë i njohur duke e mbështetur Thaçin në Hagë, dikush ia dëmton varrin e nënës

Rekomandime

Për aq kohë sa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, qëndroi në Hagë, ai ishte jashtë objektit ku po merrej në pyetje ish udhëheqësi politik i luftës.

- Advertisement -

I lindur dhe rritur në Belgjikë, Valon Avdijaj, u bë zëri i kosovarëve që para Dhomave të Specializuara po mbështesin Thaçin dhe po mbronin luftën e UÇK-së.

Madje videoja e tij, ku 24 vjeçari i këndonte luftës së Kosovës, u bë virale, shkruan Magazina.al

Por duket se dikë e paska penguar paraqitja e këtij të riut me flamurin e UÇK-së.

- Advertisement -

Kjo pasi përsona të panjohur, derisa ai ishte në Hagë, ia kanë demtuar varrin e nënës së tij që i ka vdekur ne 2017 në Belgjikë, shkruan Magazina.al

Pas këtij akti, ka reaguar në facebook Avdijaj duke iu drejtuar me tone fyese atyre që e kanë bërë këtë veprim.

- Advertisement -

“Kush osht aj qenef, m… , pa dinjitet, pa karakter, pa piken e njerzimit qe shkon e prek vorre ? Kush do qe osht , nese ki ni problem me mu, Hajde rreguloje me mu, po Mos ne varreza e sidomos te vorri nanes more qen i biri qenit”, ka shkruar Avdijaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit