3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

U maskua si plak që të futej në Amerikë, por e pëson keq

Rekomandime

Maskimin e kishte realizuar me shumë mjeshtëri. Mjekra e bardhë, syzat e mëdha, karroca me rrota. Megjithatë, nuk i shpëtoi dot syrit të mprehtë të stafit të aeroportit, teksa përpiqej të udhëtonte nga India për në New York, transmeton Gazeta Metro.

Oficeri i kishte kërkuar personit të ngrihej pak mbi karrocë, me ndihmën e të tjerëve, por aty kishte vënë re që rrënjët e mjekrës së bardhë ishin në fakt të zeza.

Veç kësaj, ai nuk e shihte oficerin në sy por ia shmangte shikimin gjatë gjithë kohës.

- Advertisement -


Ai dorëzoi një pasaportë sipas së cilës quhej Amrik Sing, i lindur në vitin 1938. Por sado që maskimi ishte i mirë, nuk dukej si një 81 vjeçar.

Djali i ri i maskuar si plak u arrestua nga rojat e sigurisë dhe u dorëzua te autoritetet e emigrimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit