1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

U raportua se Skender Hyseni do të jetë pjesë e ekipit negociator, flasin nga qeveria

Rekomandime

Skender Hyseni nuk do të jetë pjesë e ndonjë ekipi për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo gjë është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, teksa thonë se i njëjti është ftuar vetëm për takim konsultativ dhe jo për të qenë pjesë e ekipit negociator.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për Express, se ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni është ftuar në një takim vetëm për të raportuar për procesin e dialogut në të cilin ka punuar për nëntë muaj në qeverisjen e kaluar.

“Ashtu siç edhe ka deklaruar deputeti Arber Rexhaj, z. Hyseni gjatë muajit të kaluar është ftuar jo për të qenë pjesë e dialogut por për një takim konsultativ për të diskutuar mbi ecurinë dhe zhvillimet në procesin e dialogut gjatë kohës sa ai ishte koordinator shtetëror për dialogun me Serbinë. Kjo është bërë publike edhe nga vet z. Hyseni në një emision të T7. Është normale që personi që për gati 9 muaj ka qenë përgjegjës për dialogun të ftohet për takim pune në shërbim të përgatitjeve të qeverisë së re për këtë proces. Megjithatë, z. Hyseni nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e dialogut apo ndonjë ekipi për dialog”, ka thënë ai.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar edhe Hyseni. Ai tha se nuk ka pranuar një ftesë të tillë nga qeveria dhe se nëse do të kishte, Hyseni tha se nuk do ta pranonte.

- Advertisement -

Më tutje ai deklaroi se për të dialogu është prioriteti numër një i Kosovës, teksa për Kurtin sipas tij nuk është.

“Unë nuk jam pjesë e ekipit dhe nuk kam pranuar as ftesë. Për më tepër, edhe po të kishte një ftesë të tillë, pergjigja ime ështe e prerë. JO! Nuk jam dhe nuk dua të jem pjesë e asnjë ekipi, sepse nuk besoj se Zoti Kurti është i vetëdijshëm se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë me njohje përfundimtare reciproke si shtete të pavarura është sot prioriteti numër NJË i shtetit tonë. Duke ruajtur integritetin dhe karakterin unitar kushtetues, Kosovës i duhet një marrëveshje për njohje urgjentisht”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ndërkohë, deputeti Arber Rexhaj në një debat televiziv ka pohuar se Kurti po thërret për konsultime personalitete që kanë qenë të përfshirë në dialog me Serbinë.

“Z.Kurti çdo ditë po i thërret afër vetes këshilltarë, emra të njohur politik madje edhe ata me të cilët nuk jemi pajtuar sepse nuk është më çështje më ajo mospajtimi në kuptim e asaj që kemi të ndryshme. Pra kemi me emra plotë , p.sh. Skender Hysenin, e ka ftuar z, Besnik Bislimi, d.m.th. po e përmendi emrin që më së shumti kemi pasur mospajtime me të për shkak se ai ka pasur qëndrime të ndryshme e politike ndaj çështjes së dialogut. Natyrisht që e thërras dhe ai e ka pranuar ftesën, Kosova është e të gjithëve dhe duhet të sillemi institucional edhe ai edhe ne. Ai ka pasur, një detyrë zyrtare në atë kohë, ai duhet të na jep informacione dhe natyrisht duhet ti përgjigjet institucionit, të Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar Rexhaj.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e martë ka thënë se do të ketë një takim me liderët e opozitës për të diskutuar për një platformë dialogu me Serbinë.

Kurti tha se do të shqyrtohen edhe marrëveshjet e arritura deri më tani nga qeveritë paraprake.

“Do të bëjmë një lloj skanimi për marrëveshjet e arritura nga e kaluara. Në bazë të dokumenteve del se kemi nga 15 deri në 53 marrëveshje”, kishte pohuar Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit