1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

U shërua nga virusi, mediat në Amerikë shkruajnë për daljen speciale të kosovarit nga spitali

Rekomandime

Mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportojnë për një të infektuar nga Covid 19, i cili doli nga spitali në një mënyrë të veçantë. Bëhet fjalë për shqiptarin Tom Berisha.

- Advertisement -

Një burrë nga Nju Jorku, që qëndroi 27 ditë duke e luftuar koronavirusin në spital, është liruar i shëruar me një ceremoni të përshëndetjeve nga stafi që e trajtoi për rreth një muaj në një nga spitalet e Nju Jorkut.

Ai ka dalë nga spitali mes shumë brohoritjeve, duarshtrëngimeve e përqafimeve për ta takuar gruan dhe familjen e tij.

Berisha, i cili ishte pranuar në spital në fillim të prillit, ka thënë se do të jetë përgjithmonë falënderues ndaj stafit të spitalit, që i ndihmuan ta kalojë sëmundjen.

- Advertisement -

“Unë kam për të festuar dy ditëlindje tani: Ditën e lirimit tim dhe ditëlindjen time”, ka thënë 49-vjeçari.

“Stafi nuk u dorëzuan për mua. Kanë bërë punë fantastike”, ka thënë ai.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit