13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ua kaloi edhe mjekëve në Angli, deputeti Shqiptar që shëroi britanikun e UÇK-së

Rekomandime

Britaniku i UÇK-së, Jon Harrison, pas një beteje tri vjeçare ka fituar luftën me kancerin.

Ish-pjesëtari i forcave speciale britanike, që shërbeu në Brigadën “138 Agim Ramadani”, si trajnues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se pa ndihmën e kosovarëve nuk do të mund ta fitonte këtë betejë, të cilët me të dëgjuar lajmin organizuan aksion për mbledhjen e fondeve për të,

- Advertisement -

Megjithatë meritor për shërimin e britanikut që shërbeu në UÇK, është edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, me profesion neurokirurg Haxhi Avdyli.

Avdyli ka rrëfyer se si kur ka kuptuar për sëmundjen e Jonit i ka treguar atij se ekzistojnë disa metoda, për trajtimin e kancerit, por të cilat nuk mund të bëhen në Kosovë. Britaniku më pas është konsultuar me mjekët në Britani të cilët ia konfirmuan se këto metoda vërtetë ekzistojnë, porse bëhen në spitale private dhe se kërkojnë shumë të madhe parash.

“Në dokumentet nga Spitalet e Anglisë thuhej se ky rast është i paoperueshëm dhe se duhej të marrë barna për dhimbje sepse koha është në fund. Në bisedë e sipër i sugjerova se ekzistojnë metoda që në Kosovë nuk i kemi, por që mund të vijnë në konsiderim.

- Advertisement -

Kur e takova ai ishte shumë i lodhur, ka qenë një gjendje e dëshpërimit. Edhe atëherë unë nuk kam pasë shpresë se do të vijë deri te ky moment. Nga ajo kohë kur disa muaj i është dhënë jetë sot jemi tre muaj që ai është liruar nga kanceri. Nuk po flasim për tumor por metastaza që kanë qenë të përhapura në trup, njëra prej tyre në tru.

Johni është shumë falënderues për të gjithë ata që kanë kontribuar. Qytetarët e Kosovës e treguan një humanizëm të madh duke i ndihmuar atij. Unë vetëm i kam dhënë sugjerime se ekzistojnë edhe disa metoda. Pastaj ka nisur të interesohet, ka biseduar me mjekët në Britani të cilët i kanë thënë se këto janë metoda private që bëhen në spitale private. Gjithmonë po flas si mjek prapë se prapë duhet të kemi kujdes sepse kanceri di të sillet çuditshëm”, është shprehur

- Advertisement -

Kujtojmë se për ta ndihmuar njeriun që e përkrahu në front Kosovën gjatë luftës, më 2016-en ishte hapur edhe një fond. Sot ai gëzon shëndet të mirë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit