0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

UEFA ndryshon formatin e Ligës së Kampionëve zgjerohet edhe Liga e Evropës

Rekomandime

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të miratojë në mbledhjen e radhës, që do të mbahet të hënën e ardhshme, formatin e ri prej 36 skuadrash të Champions League (aktuali është me 32 skuadra), që do të hyjë në fuqi në sezonin 2024-2025.

- Advertisement -

Çdo klub do të luajë një fazë të rregullt me 10 ndeshje, nga 6 që zhvillon aktualisht, me një klasifikim të vetëm.

Në bazë të formatit të ri skuadrat do të luajë kundër 10 kundërshtarëve të ndryshëm sipas një programi bazuar mbi kokat e serive.

Konsiderohet kontrovers rregulli për të kualifikuar dy skuadra (nga katër të shtuara) jo në bazë të meritës sportive, por të pozicionimit historik.

- Advertisement -

Më fjalë të thjeshta, favorizohen klubet me emër të madh dhe me histori.Propozimi i formatit të ri zgjeron edhe Europa League-n me tetë raunde, por më një klasifikim të vetëm të 32 skuadrave pjesëmarrëse. Një variant i modelit zvicëran u oërdorur në turnetë e shahut.Sezonin e ardhshëm nis një turne i tretë europian, Europe Conference League, që duhet të ketë 6 raunde gjithmonë me 32 skuadra dhe një renditje të vetme, me play off nga faza e 1/8-ave.

Gjithashtu në këtë mbledhje do të miratohet edhe mënyra e re e ndarjes së të ardhurave për të tre kompeticionet nga vitit 2021 deri më 2024.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit