1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Uji i Gushavcit në Deçan pretendohet se shëron 7 sëmundje

Rekomandime

Në grykën e Deçanit në vendin e njohur si Gushavc, ekziston një burimi uji që pos relaksit shumë banorë po gjejnë në të edhe shërim.

Bashkëshorti i Zelfije Nazit ka tri ditë që e frekuenton këtë vend, por qysh tash ai ka filluar t’i vërejë efektet shëruese të ujit.

- Advertisement -

“Prej tre muajsh endemi në për mjekë të ndryshëm por pa ndonjë rezultat konkret. Sot është dita e katërt që kemi ardhur këtu dhe kemi vërejtur që ky ujë është ka i bënë mirë burrit”, rrëfen Zelfije Nazi.

Për rastin e tij flet edhe Asllan Mujaj i cili thotë se është dëshmuar se ky ujë shëron shtatë sëmundje.

“Shumë persona janë shëruar nga ky ujë. Shtatë sëmundje shërohen nga ky ujë duke filluar nga dhimbja e kokës, sytë, alergjinë, zhugën e shumë organe të tjera të trupit. Një pacientë ka ardhur prej tri ditësh dhe po i sheh efektet. Nuk ka mbetur mjekë pa vizituar por nuk kanë mundur t’ia shërojnë alergjinë”, tregon Asllan Mujaj, përcjell Telegrafi.

- Advertisement -

Edhe i moshuari Ahmet Mazrekaj pretendon se ky ujë ka veti shëruese.

“Për dhimbje të ashtit ky ujë të ndihmon shumë më tepër se mjekët”, tregon Mazrekaj.

- Advertisement -

Edhe Sadik Çeku është ndër vizitorët e rregullt të këtij uji, për shkak të vetive të tij shëruese.

“Prej një kohe bukur të gjatë unë vij në këtë vend. Sipas të dhënave nga populli dhe mjekësia, ky është ujë shërues për shumë sëmundje”.

Asllan Mujaj thotë se më së shumti këtë vend e vizitojnë bashkatdhetarët nga diaspora.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit