Qeveria e Ukrainës ka publikuar raportin e saj të fundit sa i përket humbjeve të ushtrisë ruse që nga fillimi i I Iuftës në Ukrainë.
Në listën e tyre të dëmeve të shkaktuara drejt ushtrisë ruse, autoritetet e Ukrainës theksuan se deri më tani janë eliminuar rreth 23 mijë ushtarë rusë, janë shkatërruar 155 helikopterë rusë, 189 aeroplanë, e 2418 mjete të tjera të Iuftës.
Nga llogaritjet e tyre, qeveria tha se ushtarët ukrainas kanë shkatërruar 986 tanke ruse , 73 sisteme Iuftarake kundër-ajrore dhe 8 anije Iuftarake që i përkisnin trupave ruse.