3.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Ukraina rimerr qytetin e dytë më të madh: Armiku rus është plotësisht i denoralizuar

Rekomandime

Ukraina rivendosi kontrollin e plotë mbi Kharkiv, tha guvernatori i qytetit Oleh Sinegubov të dielën, pas Iuftimeve të ashpra me ushtrinë ruse.

- Advertisement -

“Kontrolli mbi Kharkiv është plotësisht i yni! Forcat e armatosura, policia dhe forcat e mbrojtjes po punojnë, dhe qyteti po pastrohet plotësisht nga armiku”, tha Sinegubov në Facebook. “Armiku rus është plotësisht i demoralizuar.’’

Grupe të tëra prej 5-10 personash u dorëzohen trupave ukrainase, sipas guvernatorit të qytetit.

“Për sa i përket situatës në rajon deri tani: Chuguiv është plotësisht i kontrolluar nga trupat ukrainase, flamujt ukrainas janë varur në ambientet administrative,” tha Sinegubov.

- Advertisement -

“Vazhdon ofensiva e agresorit rus në drejtimin Lipetsk, Vovchansky dhe Belgorod. Ne rregullojmë kolona të veçanta të pajisjeve ruse. Forcat e Armatosura të Ukrainës po Iuftojnë në mënyrë aktive në pozicionet e tyre.”

Automjetet ushtarake ruse u futën në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës të dielën dhe spërthimet tronditën instalimet e naftës dhe gazit në ditën e katërt të Iuftimeve në suImin më të madh ndaj një shteti evropian që nga Iufta e Dytë Botërore

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit