3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Unë vendosi”, Eliza Hoxha përplaset me Ardian Golën: Lëshon mbledhjen e Komisionit

Rekomandime

Një përplasje ka ndodhur ndërmjet anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, teksa në rend dite ishte shqyrtimi i Projektligjit pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Projektligjin pёr Arkivat Shtetërore.

Kryetari i Komisionit, Ardian Gola ka thënë se janë dy projektligje për agjencinë e akreditimit dhe për arkivat.

- Advertisement -

Në këtë komision ka pasur përplasje ndërmjet deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha dhe atij të VV-së, Ardian Gola.

Ky i fundit, nuk ia dha fjalën deputetes Hoxha.

“Po e konsumoni kohën. Ti duhesh me respektua rendin se unë e vendos. Me shpalos tërë këtë deskrivitet është shumë zhgënjyese një ditë që do ta kalojmë në miratim të projektligjeve deputetëve bartin përgjegjësi para elektoratit të tyre dhe shtetin për të cilin kanë marrë votat. Unë nuk lejoj këtë formë çfarë e pamë nga deputetja Hoxha dhe shpreh keqardhja për këtë incident dhe vlerësojmë përkushtimin që keni me arsimin e lartë që e keni bërë të pamundshëm të respektoni kufijtë ligjor për sistemin e arsimit”, ka thënë Gola.

- Advertisement -

Ndërsa deputetja e PDK-së, iu kundërpërgjigj, teksa i tha se nuk mundet t’ia ndalojë fjalën.

“Hoxha tha se e konsumoj edhe mirë duhet me qenë të ndershëm. Për ligj po flas. Smundesh me ma ndalu me fol. Jom tu fol për ligj. Isha shumë dashamirëse mos përhapni deziformata. Vetë e keni sjellë këtë anëtar. E konsumoj sa të dua kohën. Nuk jeni të më tregoni ku jam unë. Unë iu referova ligjit. Vazhdojë vet takimin. Vazhdoni ju pa opozitën”, u shpreh Hoxha.

- Advertisement -

Deputetja e LDK, Vlora Dumoshi tha se derisa arroganca e nurmave kështu po silleni. Opozita e lë komisionin.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ky koncept dokument është aprovuar në qeveri, ndërsa versioni aktual është miratuar në mbledhjen e qeverisë në dhjetor. Këtu janë përfshirë ekspert nga MASH.

“Ky projektligj rregullon statusin për akreditim me qëllim të sigurimit të cilësisë së arsimit të lartë. Këshilli shtetëror do ti ketë 6 anëtar vendor dhe 6 ndërkombëtar. Një strukturë e tillë siguron pavarësinë e agjencisë për akreditim. Një risi është monitorimi i vazhdueshëm i arsimit të lartë. Ne besojmë që ky projektligj është i rëndësisë së veçantë. Pres që të aprovohet ky ligj. Për ne është me rëndësi që kemi projektligj. Sa i përket çështjes së standardeve rregullohen me dokument të veçante.

“Për ne është e rëndësishme të kemi standarde të miratuara. Projektligji ka të bëjë me punën e agjencisë së akreditimit. Në lidhje me anëtarët e jashtëm se kemi pasur vështirësi në gjetjen e anëtareve të jashtëm. Në këtë situatë kemi pasur kontribut nga ambasada austriake. Me hyrjen në fuqi të ligjit kriteret do të vlejnë njëjtë. Anëtarët ndërkombëtar nuk do të kenë të drejtën e vetos por do të merren vendimet me shumicë votash. E jona ka qenë të sjellim projektligjin. Ka qenë me rrezik me dështua procesi i akreditimit të programeve dhe ka pasur vonesa të shumta. Është propozim që na është sjellë me ndihëm e partnerëve tanë. Në këtë linjë pres kontributin që duhet t’i bëjë kuvendi. Është mirë të kemi kuadro të mirë përgatitur”, u shpreh Nagavci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit