0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

URREJTJA GJENETIKE FETARE E SERBËVE KUNDËR ARBËRORËVE E SHQIPTARËVE

Rekomandime

Shkruan Prend BUZHALA
URREJTJA GJENETIKE FETARE E SERBËVE
KUNDËR ARBËRORËVE E SHQIPTARËVE
(Replikë me realitetin: ose mbi urrejtjen gjenetike serbe kundër arbërorëve e shqiptarëve katolikë), 2

- Advertisement -

Lufta e UÇK-së ka qenë luftë çlirimtare kombëtare e jo luftë fetare. Këtë të vërtetë nuk mund ta zhbëjë jo vetëm një Hagë, po sikur edhe të ndodhë përmbytja e botës.
Urrejtja serbe kundër arbërorëve e shqiptarëve është gjenetike: fillimisht kundër arbërorëve katolikë e mandej kundër shqiptarëve të besimit katolik e shqiptarëve të besimit mysliman.

1.
Tash, kur aktakuza e Hagës po e kryen shkëlqyeshëm punën e regjimit serb me anë të ideologjisë, Serbia sigurisht hesht, duke i fërkuar duart e kënaqur!
Vazhdimisht Serbia gjatë gjithë shekullit XX e këndej, është përpjekur t’i shoh si dy bashkësi të ndryshme shqiptarët e të dy besimeve në Dardaninë e dikurshme e Kosovën e sotme. Kështu i ka parë edhe Perandoria otomane, dhe politika erdoganiste e sotme. Është ideologji tipike shesheliane. Mjafton t’i lexojmë vetëm titujt e veprave të Sheshelit (edhe me nga njëmijë faqe): kundër Vartikanit, kundër Bashkimit Evropian dhe kundër gjermanëve e kroatëve etj si: “Vatikan, glavno Satanino gnezdo” (“Vatikani- çerdhja kryesore e Satanës” – 2006, në 1000 faqe), ku e akuzon Vatikanin për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, “Rimska kurija vecito cedna srpske krvi” (“Kuria e Romës, përjetësisht e etshme për gjakun serb”), “Evropska unija, satanisticka tvorevina” (“Bashkimi Evropian, krijesë satanike”), “Vatikanski antisrpski instrument Franjo Tudjman” (“Instrumenti vatikanas antiserb Franjo Tugjman”) dhe “Hitlerovi najverniji sledbenici Helmut Kol i Hans Gensher” (“Trashëgimtarët më besnikë të Hitlerit, Helmut Kol e Hans Gensher”),.

Më kujtohet, kah fundi i viteve ’80, familja Kolaj nga Zllakuqani, që jetonte në Kroaci, i reagoi shtypit serb, se gjoja qenkan shpërngulur me dhunë nga “myslimanët shqiptarë” për në Kroaci. Në luftën kroato-serbe, në vitet ’90, ajo familje komplet pushkatohet. Më ka ra rasti, si gazetar lufte të shkruaj edhe për masakrat ndaj një familjeje: në Cerovik të Klinës komplet një familje LEKAJ pesanëtarëshe (pleq e handikapatë) është pushkatuar nga ekspeditat serbe dhe komplet familja e pushkatuar është varrosur në një varr…. vetëm pse nuk arritën të ikin në mal, si të tjerët… Dy pleq të lagjes Buzhala, që qëndruan në shtëpi, digjen bashkë me shtëpinë ku jetonin… Shembujt janë të panumërt….
Arbërorët ishin kufiri i mbrojtës së identitetit europerëndimor, kurse serbët i orientalizmit rus, bizantin e më vonë edhe i atij otoman.
Por ta shohim këtë gjenezë të urrejtjes bestiale e gjenocidale serbe, me pak fjalë. Serbia i ka pasur gjithmonë frikë RBËRORËT katolikë, pikërisht për shkak të trashëgimisë ilire të lashtë, trashëgimisë kishtare kur fare nuk kishte sllavë në Ballkan. Dhe duhet pse ajo, e frustruar për këtë të kaluar, në bashkëpunim me okupatorë tjerë, sistematikisht ka ushtruar gjenocid, pa marrë parasysh besimet ndër shqiptarë. Dhe shumëçka ka zhdukur e përvetësuar jo pa sukses.

- Advertisement -

E tash, merreni me mend, edhe një Hagë arrin ta bëjë aleat!!!
Thuajse Haga qenka ngushtë për “katolikët”!!!
E çka bëri kjo Hagë e aktakuzave serbe për këta “katolikë” të gjorë!?
Gjyqe kundër vëllezërve të tyre myslimanë dhe jo kundër Serbisë gjenocidale që i vrau e i shfarosi edhe vetë ata “katolikë”!?

2.
Dihet se që në kohën e Car Dushanit (1331-1355), kur ai ua mësyu tokave të Arbërit; arbërorët, në krye me Muzakajt, me kontin Tanush Topia etj, kishin prirje të forta europerëndimore: e kërkuan ndihmën edhe në atë kohë nga mbreti Robert Anzhu të Napolit. “Arbrit janë të shtypur keq nga zgjedha e padurueshme dhe tepër e rëndë e sunduesve të urryer sllavë….. Klerikët poshtërohen e persekutohen, fisnikët shpronësohen e burgosen”, shkruhet në një relacion të vitit 1332 të kryepeshkopit frëng të Tivarit, Guljelmi i Adës.

- Advertisement -

Në studimet historike thuhet: “represioni dhe persekutimet në lëmin fetar. Kapituj të tërë të kodit të Stefan Dushanit dhe urdhëresa të veçanta të carit serb parashikonin masa të rrepta, si sekuestrim të pasurisë, damkosje, dëbim e deri dënim me vdekje për të krishterët katolikë e ortodoksë arbërorë, që nuk pranonin të konvertoheshin në ortodoksinë serbe e nuk ripagëzoheshin duke marrë emra sllavë. Krahas dokumenteve arkivore dëshmitarë të ndryshëm të kohës, si udhëtari anonim i vitit 1308, kryepeshkopi frëng i Tivarit, Guljelm i Adës (1332), kardinali italian Guido da Padova (1350), e nënvizojnë me theks të veçantë këtë aspekt të politikës së mbretërve serbë ndaj popullsive të pushtuara josllave, e cila ishte sanksionuar në të drejtën mesjetare serbe, kodin e Stefan Dushanit (1349). Masa të tilla goditnin në radhë të parë popullsitë shqiptare të besimit katolik e të atij ortodoks-bizantino të viseve veriore e verilindore, ku presioni i shtetit serb ishte më i fortë. Ato përcaktuan përhapjen e fenomenit të sllavizimit fetar-onomastik në shtresa të caktuara të popullsisë shqiptare. Kjo është arsyeja që midis shek. XIII-XIV, krahas shqiptarëve gjithsesi të shumtë, që mbanin emra, si Gjin, Dedë, Gjon, Progon, Llesh, gjenden në këto treva edhe shqiptarë të tjerë, të cilësuar nga vetë dokumentacioni si të tillë, që mbanin emra sllavë ose që i ishin përshtatur onomastikës sllave. Emra, si Pribisllav, Radomir, Vladislav apo mbiemrat Vogliç, Kuqeviç, Flokovci, Gjinovci etj., dëshmojnë se në këtë kohë (gjysma e parë e shek. XIV) një pjesë e popullsisë shqiptare të trevave veriore, nën presionin e dhunshëm të pushtuesve serbë, gjendej në një fazë kalimtare të një asimilimi kulturor e fetar. Në mjaft treva ky proces asimilimi u ndërpre në kushtet e reja që u krijuan me shkatërrimin e shtetit serb e mbërritjen e turqve osmanë (gjysma e dytë e shek. XIV). Pikërisht në këtë kohë vihet re aty një kthim i popullsisë në onomastikën karakteristike shqiptare, krahas dukurisë së re të marrjes së emrave osmanë. Megjithatë, në një pjesë të territoreve në fjalë, sidomos në zona të veçanta të Gentës (Zetës), procesi i sllavizimit vazhdoi edhe paskëtaj duke çuar gradualisht në asimilimin kulturor dhe etnik të bashkësive të tjera shqiptare.”

Kodi ndëshkonte martesat e përziera, ritet arbërore latine katolike europerëndimore, dhe çdo lidhje tjetër me botën europerëndimore! Por popullsia arbërore e kohës i organizoi kryengritje, luftëra dhe qëndresë e antikryqëzatë kundër Car Dushanit: “që nga Genta e Kosova deri poshtë në Epir lindën ose u ringjallën formacione politike të dyerve më të shquara shqiptare, Balshët, Gropajt, Topiajt, Matrëngët, Muzakët, Zenebishët, Bua-Shpatat etj. Zhvillimi i pavarur politik i trojeve shqiptare hynte tani në një fazë vendimtare, duke i orientuar ato gjithnjë e më shumë drejt krijimit të një shteti të përqendruar shqiptar.”

Edhe Perandoria otomane, kur pushtoi Evropën Juglindore, madje, ia besoi pasuesve të Car Dushanit mbikëqyrjen mbi krejt të krishterët e Ballkanit, prandaj edhe mbikëqyrjen me të njëjtat kode kundër nesh! Veçse më vonë ato kode i trashëguan e i morën për vete sulltanët otomanë, duke i shndërruar në kode të sheriatit, kundër “kaurrëve katolikë”, duke i shfarosur atapër500 vjet rresht e duke bërë gjenocidet më të pashembullta kundër tyre! Perandoria otomane, për pesë shekuj, arriti të na shkëpusë nga djepi ynë evropian, me ideologjinë shtetërore të saj, islamizmin sundues; na sakatoi e shkatërroi zhvillimin tonë (kur erdhi në Ballkan, Perandoria otomane i gjeti arbërorët me Universitetin e Durrësit e me një arsim të zhvilluar); e shkatërroi këtë zhvillim në fushën e arsimit, ekonomisë, në fushën kulturore e fetare; në fushën urbane e qytetëruese; arriti të fusë besimin tjetër, kodin tjetër, tejet të prapambetur, juridik, – ka arritur të fusë një mënyrë tjetër të jetesës (shumëfish më të prapambetur); të fusë parime tjera morale, duke e shkatërruar aq sa ka mundur, mënyrën e jetës popullore arbërore-shqiptare. Perandoria otomane, njësoj si ajo sllave e bizantine, e ka rrezikuar në të gjitha nyjat identitetin tonë kombëtar, shpirtëror, dhe kulturor… ka arritur të shpopullojë pjesë të tëra me banorë shqiptarë. Vërtet e shkaktoi ndërprerjen e asimilimit sllav (me kundërvënien e islamizmit ndaj sllavizmit), por otomanizmi e më vonë Serbia këtë kundërvënie më vonë e ka shndërruar në asimilim të shqiptarëve në turq. Bashkësia myslimane kishte mbrojtjen e shtetit dhe të kryetarit të fesë islame…

3.
Që atëherë u thellua edhe më shumë hendeku Lindje-Perëndim; u thellua historikisht mbi tokat arbërore, të cilat ishin në goditje. Që atëherë Serbia nuk ka pushuar së vepruari kundër arbërorëve-shqiptarëve, Kishës Katolike arbërore shqiptare dhe kundër vlerave europerëndimore. Kur e pushtoi Kosovën, në shek. XX, Serbia vazhdoi po me të njëjtat mjete dhune të vrasë priftërinj shqiptarë, të burgosë e dëbojë priftërinj katolikë shqiptarë e besimtarë shqiptarë. Në fakt, Serbia, gjatë shek. XX, shqiptarin e ka ndjekur e vrarë si shqiptar e jo si katolik e vetëm si mysliman.
Faktet dihen… dihen uzurpimet e kishave ortodokse arbërore e katolike nga patriarkët serbë e politika serbe.
Klina e ka të freskët në kujtesën e saj dy burgosjet e priftit don Pjetër Berisha “si ballist” (vitet ’50-60), apo pushkatimet e burgosjet e priftërinjve po me nofkën !nacionalsitë” e “ballistë” si At Bernard Llupi etj.

Klina ende i ruan gërmadhat e Kishës nga buldozerët e Milloshevuiqit që në fillimvitet ’90, ashtu si vepruan aty dhe të paraardhësit e tij rankoviçistë e shqipfolës.

E keqja, sot, është se jo pak intelektualë edhe ndër ne bëjnë jkëso dallimesh (si disa profesorë tanë universitarë që përdallojnë “intelektualë katolikë” dje “intelektualë mylimanë”). Tashmë profesori i tillë as që e sheh të arsyeshme të reagojë. Punë e madhe për të! Mund të thotë se Haga ka të drejtë, mu ashtu si ia dha serbëve krejt trashëgiminë ilire të periudhës romake, pa pasur fare sllavë!
Asgjë kurrkujt!

Asgjë kurrkujt, pse frymëzimet e tilla orientale po çojnë kah një identitet i shpërbërë shqiptar!
Po kjo e keqe po përsirtet nga disa presidentë amerikanë (me pëprjkeje për “qëllimetë mira pokltike”, por tejet të dëmshme për ne… deri te këto aktakuzat e Hagës).

Me lëvizjet e reja që po ndodhin gjithandej, mund ta shtrojmë pyetjen: a është çliruar Serbia nga e kaluara e tillë e urrejtjes?
Po ne shqiptarët, a kemi nevojë t’i imitojmë serbët për të krijuar barbarogjeniun tonë?! Eurofobinë tonë dhe fobinë tonë NARCISOIDE orientale ndaj civilizimit evropian dhe të urrejtjes ndaj të tjerëve?
Dhe nuk qëndron gjithçka te një reagim formal sot kundër kujtdo qoftë, sa te ndërtimi i një shpirti të përbashkët koheziv shqiptar.
Model e kemi Rilindjen Kombëtare e gjithë shek. XX e këndej.

(Rishkrime, 6 nëntor 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit