10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ushtarët e SHBA-së trajnon ukrainasit si të përdorin artilerinë e rëndë ‘Howitzer’

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara do të trajnojnë ushtarët ukrainas të përdorin armatimin amerikane të artilerisë së rëndë, “howitzer”.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes në SHBA, tha të hënën se stërvitja do të nisë gjatë ditëve në vazhdim. “Hoëitzer” është përgjithësisht një armatim me rreze të gjatë veprimi e ngjashme me një top, e cila ka predha më të vogla, e që mund të gjuajë më me shpejtësi.

- Advertisement -

Javën e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden i dha dritën jeshile një pakete të re me ndihmë ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën, duke e zgjeruar dërgesat me armë të artilerisë së rëndë, në prag të ofensivës ruse në Ukrainën lindore. Deri më tani, katër avionë ngarkuar me armë janë dërguar nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën si pjesë e paketës së re të ndihmës.

Zyrtari i mbrojtjes, duke folur në kushte anonimiteti, tha se trajnimi mbi përdorimin e armatimit të artilerisë së rëndë do të zhvillohet jashtë Ukrainës.

Trupat amerikane do të mësojnë koleget ukrainas se si të përdorin disa nga armatimet e reja, ku përfshihen edhe radarët.

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara kanë stërvitur më parë forca ukrainase për përdorimin e dronëve “Switchblade”. Presidenti Volodimir Zelenski bën vazhdimisht thirrje për më shumë armë të artilerisë së rëndë nga aleatët, për t’i bërë ballë ofensivës ruse ne rajonin e Donbas.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit