0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ushtari i përjetshëm: Rrëfimi i Muhamed Kukës që s’e braktisi uniformën e UÇK’së as 23 vjet pas Iuftës

Rekomandime

Muhamed Kukën të gjithë e njihni. Është ish-ushtar i UÇK-së, që edhe mbi dy dekada pas përfundimit të Iuftës, ende e mban veshur uniformën e UÇK-së.

Që nga përfundimi i Iuftës, tash e 23 vjet, ai nuk mungon në asnjë tubim e në asnjë përvjetor kushtuar dëshmorëve, martirëve e të gjithë të rënëve në Iuftën e Kosovës..

- Advertisement -

74 vjeçari, i cili më herët kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa hezitim i ishte përgjigjur thirrjes së atdheut, duke iu bashkuar Batalionit “Atlantiku” për mbrojtjen e vendit. E, që nga ajo kohë, ai nuk i është ndarë kurrë këtij rrugëtimi, as emocionalisht e as fizikisht.

Përpos uniformës që nuk e ka tradhtuar mbi dy dekada, ai në duar e mban edhe Flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për Demokracia.com, Muhamed Kuka thotë se edhe sot e kësaj dite jeton me lavdinë e të qenit ushtar.

- Advertisement -

Ai nuk mungoi as këtë vit në 24 vjetorin e Epopesë së UÇK-së për të nderuar familjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Prekaz.

Rrugëtimi i tij për t’i nderuar dëshmorët është gjithmonë i vështirë, pasi që ai vazhdimisht del në rrugë dhe udhëton vetëm me ata që e marrin me veturë. Megjithatë, Muhamed Kuka, që njihet për vullnetin e tij të hekurt, përherë arrin në mesin e ndër të parëve.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit