1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ushtria amerikane kryen me sukses testimin e bombës së re (VIDEO)

Rekomandime

Skuadrilja e bazës ajrore në Idaho në Shtetet e Bashkuara është bërë njësia e parë operative që përdor bombën e mençur GBU-53/B StormBreaker – një hap i madh në zhvillimin e arsenalit ushtarak që ka një rreze të shkurtër veprimi.

Në testin e realizuar muajin e kaluar, katër aeroplanë luftarak F-15 kanë goditur katër mjete motorike në lëvizje që ishin në tokë – ku u goditën nga katër StormBreaker – e ajo është zhvilluar nga kompania Raytheon Technologies.

- Advertisement -

Allison Hawlett, drejtoreshë e programit StormBreaker në kompaninë Raytheon, ka bërë të ditur se testet janë të nevojshme për të hapur rrugë për përdorimin e armëve në luftë.

Deri më tani StormBreaker është miratuar për integrim në F-15E, kanë bërë të ditur forcat ajrore amerikane. Por rezultatet e këtij testi në fund do të çojnë drejt përdorimit në F/A-18E/F Super Hornett dhe aeroplanët luftarake të gjeneratës së pestë siç është F-35.

StormBreaker është armë relativisht e vogël që i mundëson Strike Eagle t’i bartë deri në 28 copa. Koka e kësaj bombe peshon 47 kilogramë, dhe ka lëndë shpërthyese që godet caqet e stacionuara në një distancë prej 111 kilometra.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit