1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ushtria jonë më e mira në botë

Rekomandime

NGA: DEDË PREQI

- Advertisement -

FSK-ja, Ushtria e Kosovës, themelet e saj i gjejmë në shpirtin e një populli liridashës, i cili në kapitullin e parë rreth natyrës së saj e nxjerrim këtë domethënje, është një Ushtri e paqës, një ushtri e popullit dhe një ushtri që është formuar për të mbrojtur interesat e popullit të vet dhe interesat e shtetit të Kosovës.

Në këtë fotografi ku edhe kryetarja e shtetit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, së bashku me ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, e japin pamjen më të bukur dhe të drejtpërdrejtë, se Ushtria e jonë është më e mira dhe më reja në botë, dhe Republika e Kosovës, është shtet i lirë dhe sovran, që trajton ekzistencën e vet me një Ushtri dhe Forcë Mbrojtëse, për gjitha komunitetet dhe pëllëmbët e teritorit të Kosovës.

Edhe në librat e shenjtë Hyji thotë, nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm, do t’ia bëjë një ndihmë që të mëkëmbët në këmbët e veta.

- Advertisement -

Sikur, ashtu e solli zoti Amerikën dhe popullin amerikan, që për fatin e shqiptarëve të kujdeset dhe sikur gjithë njerëzimi dhe shoqëritë e botës të jenë të lirë edhe ky komb mund të pozicionohet përballë natyrës dhe tokës së vet që i takon, i cili mund ta zotëroj dhe qeverisë vetëvetën në tokën e parardhësve të vet iliro-dardan.

Në ceremoninë e pranimit të një donacioni me vaksina nga SHBA-të, kundër Coronavirusit, presidentja e Kosovës, zonja Vjosa Osmani, në falenderimin e saj tha, ky donacion i këtij vendi mik tregon, jo vetëm shprehjen e një soldariteti, por tregon edhe miqësinë e sinqertë mes këtyre dy vendeve, një miqësi të përhershme me njëra-tjetren, ashtu sikur thoshte edhe presidenti historik dr.Ibrahim Rugova.

- Advertisement -

Dhe tani këto ditë me rastin e pranimit të një donacioni tjetër me mjete të blinduara nga SHBA-të, për FSK, apo për Ushtrinë e Kosovës, me çrast shprehen mirënjohje të thella SHBA-ve, nga kryeministri Albin Kurti dhe presidententja Vjosa Osmani, duke theksuar se, me mbështetjen e këtij vendi mik, Kosova do të ecën në rrugën e vet në gjitha fushat e zhvillimit dhe në gjitha fushat tjera çfarëdo qofshin, poashtu edhe në fushën e sigurisë dhe paqës së këtij populli dhe këtij vendi.

Poashtu, fjalët e zonjës presidente ishin mjaftë domethënëse dhe në kuptimin falenderues për SHBA-të, si gjithëherë përkujdesen që Kosova, të zhvillojë kapacitetet e veta edhe në fushën ushtarake, e cila jo vetëm të tregoj ambicjet e veta, por së shpejti të bëhët edhe anëtare e NATO-s,.

Ndër të tjera presidententja Osmani, duke falenderuar ndihmën dhe përkrahjen e popullit amerikan për të gjitha shërbimet si edhe paisjet e tanishme ushtarake për FSK-në, duke shpresuar se në të ardhmën e shpejtë SHBA-të, do të mundësojnë edhe helikopter të nevojshëm për Kosovën, që do ti shërbejnë këtij populli për të shpëtuar jetëra të njerëzve, poashtu edhe për nevoja të tjera emergjente, apo katastrofa natyrore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit