-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vajton Gjuriq për “diskriminim” ndaj serbëve gjatë fushatës zgjedhore

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka akuzuar zyrtarët e Kosovës për diskriminim ndaj serbëve gjatë fushatës zgjedhore.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq u ka bërë thirrje serbëve nga Kosova dhe të gjithë “atyre që e ndjejnë Serbinë si shtetin e tyre” që të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, përkundër presionit dhe ndalesave nga pala shqiptare.

- Advertisement -

Serbët ballafaqohen me diskriminim brutal, e mënyra e vetme ta mposhtim është sfida masovike. U bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që janë në listat e votuesve, pa marrë parasysh se çfarë dokumentacioni posedojnë, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, deklaroi Gjuriq për “RTS”.

Ata janë duke u munduar të na diskriminojnë e ne do t’i paraqesim në institucionet ndërkombëtare”, shtoi ai.

Gjuriq ndër të tjera shtoi se serbët në zgjedhje duhet të shfaqen të bashkuar. Ai ka thënë se zëri i serbëve do të jetë më i rëndësishëm nëse arrihet një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të tyre.

- Advertisement -

Nga rezultati i zgjedhjeve varet edhe mbrojtja e institucioneve krahinore që mund të mbrohen nga serbët, tha Gjuriq.

Ai është ankuar në ndalesën e zyrtarëve të shtetit të Kosovës për përfaqësuesit e Serbisë të marrin pjesë në fushatën zgjedhore të bashkëkombësve të tyre në Kosovë dhe e konsideroi se bëhet fjalë për diskriminim të cilin Beogradi do ta paraqesë tek institucionet ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit