Zana ka rreth 2 muaj që nuk kontakton dot me nënën e saj, Shkëndijen e cila refuzon t’i përgjigjet në telefon ndaj ajo ka ardhur të përballet në “Shihemi në Gjyq”. Konflikti i sjellë kësaj here në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan vjen për shkak të një toke të familjes ku Zana kërkon të shesë pjesën e saj.
Shkëndije: Çfarë kërkon nga unë?
Zana: Si çfarë kërkoj nga ti? Unë kërkoj të drejtën time që ti mua të ma japësh.
Shkëndije: S’ke pjesë më këtu ti!
Zana: Po kam pra pjesë.
Shkëndije: S’ke pjesë se pjesën e kam unë dhe çuni.
Zana: Pjesën mua ma ka dhënë shteti, ti nuk mund të më thuash mua nuk kam pjesë. Unë e kam pjesën time dhe ti si nënë duhet të ma japësh mua dhe jo të më thuash nuk ka.
Shkëndije: S’ta jap.
Zana shpjegon se do ta shesë tokën për shkak të një problemi që nuk mund ta bëjë publik, mundi të gjente edhe një blerës por i ka rezultuar se toka është futur në një kredi për të cilën nuk kishte dijeni. Shkëndija refuzon t’i japë përgjigje pyetjeve të së bijës.
Zana: Këtë tokën unë doja ta shisja dhe ndërkohë që unë kthehem për ta shitur tokën, më del toka që është futur në një kredi. Unë marr mamin në telefon dhe i them, o ma unë dua ta shes këtë tokë, i tregoj hallin që kam, mami direkt hidhet dhe më thotë “çfarë toke do shesësh ti? Ti tokën e ke te burri”.
Shkëndije: Çfarë toke do shesësh ti? Toka është e imja aty!
Zana: Po toka është e jotja, është edhe e imja, unë nuk e dua pjesën tënde.
Shkëndije: Merre tokën çoje në Gjermani e merr?
Zana: Jo, nuk e çoj në Gjermani.
Shkëndije: E pra mos fol kot se nuk merr as tokë,as lekë. Nuk e shet dot se s’ta jap unë.
Zana: Ti duhet të ma japësh mua atë.
Ardit Gjebrea: Po e ke gocë moj!
Shkëndije: Po le ta kem gocë, gocat e kanë atje te burrat./tvklan.al