2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vaksinat lëmoshë për Kosovën

Rekomandime

Derisa shumë shtete po furnizohen me qindra mijëra e miliona doza të vaksinave Anti-COVID, Qeveria e Kosovës, rrjedhimisht Ministria e Shëndetësisë, po kritikohet që po i lë qytetarët nën mëshirën e donacioneve.

Kosova deri tani është furnizuar me rreth 30 mijë vaksina Anti-COVID, të cilat kanë qenë donacion nga COVAX dhe Bashkimit Evropian, derisa vendi po pret edhe më tej “lëmoshë” për vaksinimin e qytetarëve.

- Advertisement -

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se të mërkurën Kosova pritet të furnizohet edhe me 38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca nga COVAX. Ndërsa, vendi pret si furnizim edhe 90 mijë vaksina deri në muajin gusht nga Bashkimi Evropian.

Për mosnënshkrimin e kontratave për furnizim, e pritjen e donacioneve, njohës të shëndetësisë e deputetë të Kuvendit të Kosovës po kritikojnë Ministrinë e Shëndetësisë.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësiës që po pret furnizim vetëm nga donacionet.

- Advertisement -

Ai ka thënë se nëse vendi pret vetëm donacione, atëherë do të jetë shumë e vështirë që qytetarët të vaksinohen.

“Unë e kam hallin te qytetarët tjerë që duhet ta marrin vaksinën, jo vetëm punëtorët shëndetësorë. Nëse presim vetëm me donacione vështirë ka me qenë për popullatën, unë dyshoj në këtë”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Përndryshe, Syla ka treguar se si Federatë vazhdojnë të mos kontaktohen nga Ministria e Shëndetësisë, e të mos njoftohen për procesin e sigurimit të vaksinave e vaksinimin.

Ndërsa, deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë duhet të garantoj se qytetarët do të mund të marrin dozën e dytë të vaksinës pas 21 ditësh.

Ai është shprehur ditë më parë se pasi që Kosova është̈ vendi i vetëm në Evropë qe nuk ka kontratë për furnizim me vaksina, duhet të llogaritet koha kur vjen donacioni i radhës me vaksina Pfizer.

Derisa vendi thuhet se ka mbetur në mëshirën e donacioneve, nga Bashkimi Evropian kanë deklaruar se do t’i dalin në ndihmë vendit në sigurimin e disa dozave të vaksinave.

Zëdhënës të Bashkimit Evropian kanë thënë për Express se deri në muajin gusht vendi do të furnizohet edhe me rreth 90 mijë doza tjera të vaksinës.

“Dozat do të plotësojnë dërgesat e para nga COVAX. Falë këtij kontributi, Kosova tashmë ka marrë 24.000 dozat e para përmes COVAX nga 201.420 të pritura. Ne do të vazhdojmë diskutimet për të ndarë më shumë sasi”, është thënë nga BE.

Ndërsa, nga UNICEF kanë bërë të ditur se 201 mijë e 420 vaksina janë të alokuara për Kosovën. Edhe këto vaksina janë donacion nga COVAX për vendin.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë Gordan Grlić Radman ditë më parë ka bërë të ditur që qeveria kroate ka marrë vendim që të ndajë 10 mijë vaksina si donacion për mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës.

Përveç BE’së, COVAX’it dhe Kroacisë edhe Shqipëria i ka dal në ndihmë Kosovës për vaksinimin e popullsisë.

Ky shtet ka vaksinuar 500 punëtorë shëndetësorë nga Kosova.

Ndonëse nga Shqipëria është kërkuar që edhe më tej të vaksinoj një numër të qytetarëve të Kosovës, nga Ministria e Shëndetësisë në këtë shtet nuk kanë dhënë informacione nëse do t’i dalin edhe më tej vendit në ndihmë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit