0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Valbon Krasniqi jep lajmin e madh për koronavirusin në Kosovë

Rekomandime

Infektologu Valbon Krasniqi ka vlerësuar se Kosova është drejt fundit të pandemisë së koronavirusit.

- Advertisement -

“Këtë e themi me një kujdes të matur kur themi drejt fundit të epidemisë, por trendi është jashtëzakonisht pozitiv, sot në mesin e këtyre të shëruarve është edhe gruaja shtatzënë”, tha Krasniqi, në RTV21.

Ai tutje tregoi se për herë të parë në Kosovë, që prej shfaqjes së koronavirusit, numri i të shëruarve është më i lartë se i personave aktivë me COVID-19.

“Kemi vetëm 350 raste aktive. Disa nga ta një numër i vogël në klinikë të shtirë dhe shumica nëpër shtëpitë e tyre”, tha Krasniqi.

- Advertisement -

Ai uroi qytetarët dhe institucionet shëndetësore për këto rezultate.

Kosova mbrëmë ka shënuar numrin më të vogël të të infektuarve me koronavirus, vetëm një dhe numrin më të madh të të shëruarve, 87.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit