1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Valon Syla: Shqiptarët janë me fat që e kanë kryeministër Edi Ramën, është më lider, më shmeker e më me stil se zilamat e Qeverisë Kurti

Rekomandime

Gazetari Valon Syla ka thënë se shqiptarët janë me fat që e kanë kryeministër Edi Ramën, duke thënë se ka cilësi lidershipi dhe se është i klasit Evropian e Perëndimor.

Postimi i Sylës vjen pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e shpërndau më herët një postim ku Rama quhej “proserb”, të cilin e fshiu më pas.

- Advertisement -

Sipas Sylës, Rama “është më lider, më shmeker e më me stil” se “zilamat e Qeverisë Kurti”.

“Edi Rama për zilamat e Qeverisë Kurti është edhe më lider, edhe më shmeker, edhe më me stil, edhe më mangup edhe edhe më artist. Të gjithë kemi behane, por Edi Rama edhe në këtë aspekt është larg nga behanet që juve ju mundojnë.

Ai flet gjuhë të huaja sa krejt ju në Qeveri Kurti që po e shani. Përveç anglishtes, flet edhe italisht edhe frangjisht… i vetmi shqiptar momentalisht që është aktiv në politikën shqiptare që me cilësi lidershipi, është i klasit Evropian e Perëndimor. Ju ka kompleksu keq. Shqiptarët janë me fat që e kanë”, ka shkruar Syla.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit