1.1 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Vapës përvëluese i vie fundi, shiu po vjen

Rekomandime

Vala e të nxehtit e ardhur nga Afrika veriore që është shtrirë edhe mbi rajonin tonë, pritet të vazhdojë deri ditën e martë. Më pas një turbullirë nga Atlantiku pritet të depërtojë mbi vendin tonë nga Italia, që ditën e mërkurë do të sjellë kushte për reshje lokale shiu me bubullima, e masa më të freskëta ajrore nga veriu i kontinentit do të shtrihen mbi rajon, që pritet të zbresin temperaturat përreth vlerave normale.

- Advertisement -

12.08 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe me diell

13.08 – Shumë nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

14.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vranësirat do të shtohen, e priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.

- Advertisement -

15.08-16.08 – Më freskët, të enjten vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e premte kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

Temperaturat minimale në fillim të javës do të luhaten nga 17C deri në 19C, e më pas do të zbresin edhe deri në 14C, ndërsa maksimalet në fillim të javës do të vazhdojnë të rriten në 35C deri 36C, e vende-vende edhe deri në 37C, ndërsa ditën e enjte do të zbresin deri në 25C, sipas Prishtina Ëeather.

- Advertisement -

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-9m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale.
RTK

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit