1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Varianti Florona identifikohet edhe në Shqipëri, a po rrezikohet edhe Kosova nga përhapja e tij?

Rekomandime

Sikur variantet e reja të Covid-19 të mos ishin mjaft shqetësuese, tani kombinimet e virusit me sëmundje të tjera po rezultojnë në formimin e sëmundjeve të padëgjuara më parë. Së pari, ishte Delmicron, një gjendje që rezulton nga infeksionet e njëkohshme të të dy varianteve Omicron dhe Delta të Covid-19. Dhe tani, një sëmundje e re e quajtur “Florona”.

Kjo sëmundje ka filluar të përhapet në shumë shtete të ndryshme, përfshirë edhe ato të rajonit.

- Advertisement -

Varianti Florona është përhapur së fundmi edhe në Shqipëri.

15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv edhe me koronavirus edhe me grip.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri, të prekurit me grip dhe koronavirus njëkohësisht janë zbuluar në mes të janarit dhe fillim shkurtit.

- Advertisement -

Ndërsa, ky variant tashmë ka filluar të përhapet edhe në shtetet tjera.

Ndonëse në Kosovë nuk është identifikuar asnjë rast me të, me përhapjen në shtetit e rajonit, Florona mund të përhapet edhe në vend. Kjo pasi që numri i kosovarëve që vizitojnë Shqipërinë është i madh.

- Advertisement -

Sipas raportimeve, Florona ndodh pas “infeksionit të dyfishtë” ose “bashkëinfeksionit” si me SARS-CoV-2 ashtu edhe me virusin e gripit. Rasti i parë u zbulua në Izrael te një grua shtatzënë e pavaksinuar e cila ishte shtruar në një qendër mjekësore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit