7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Varroset presidenti që kishte thënë “Vetëm Zoti mund të më largojë nga pushteti”

Rekomandime

Liderët afrikanë janë mbledhur në kryeqytetin e Zimbabvesë, Harare, për të marrë pjesë në funeralin e ish-presidentit Robert Mugabe. Ai kishte qëndruar në pushtet për 30 vjet.

Pritet që në ceremoninë e varrimit të tij të marrin pjesë dhjetëra liderë të tanishëm dhe ish-liderë të shteteve, përfshirë presidentin e Afrikës Jugore, Cyril Ramaphosa.

- Advertisement -

Ish-lideri i shtetit të shtrirë në pjesën jugore të Afrikës ishte bërë i famshëm me deklaratën se vetëm Zoti mund ta largonte atë nga pushteti.

Pjesëmarrësit në funeral pritet të tubohen në një stadium kombëtar. Procesi i varrimit është paraprirë nga një mosmarrëveshje mes familjes së Mugabes dhe qeverisë lidhur me këtë ceremoni.

Presidenti i Guinesë Ekuatoriale, Theodore Obiand Nguema, i cili është në pushtet qe 40 vjet, tha se Mugabe ishte lider i pakrahasueshëm në kontinentin afrikan dhe e vlerësoi lart politikën kundërthënëse të liderit të ndjerë për t’ua konfiskuar tokat pronarëve të bardhë.

- Advertisement -

“Populli i Zimbabvesë do të jetë gjithmonë mirënjohës që ai ua mori tokat të bardhëve dhe ua dha ato njerëzve të tij”, tha ai.

Shumë banorë të këtij shteti kanë vendosur ta kujtojnë ish-presidentin për arritjet e tij dhe i kanë lënë anash aspektet negative të pushtetit të tij, përfshirë dhunën politike dhe kaosin ekonomik.

- Advertisement -

Sidoqoftë, jo të gjithë do ta vajtojnë vdekjen e tij. Një banorë i Harares tha: “Tash jemi më të lumtur. Pse duhet të shkoj në funeralin e tij? Nuk duam të dëgjojmë asgjë për të. Ai është shkaku i problemeve tona”, shkruan “BBC”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit