2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vazhdojnë deklaratat kundër Nenad Rashiqit: Po bashkëpunon me Kurtin e Trajkoviqin

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka folur edhe njëherë për rrahjen e djalit të ish-ministrit të Kosovës, Nenad Rashiqit.

“Përpjekjet e Nenad Rashiqit për të justifikuar gënjeshtrat e tij dhe faktin që ai abuzoi politikisht djalin e tij duke sulmuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishin të kota”, kështu tha mbrëmë anëtari i bordit të SNS-së njëherësh drejtor i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Rashiq është duke bashkëpunuar me Rada Trajkoviqin e Albin Kurtin.

I vetmi që ngeci në gënjeshtrat e tij në këtë situatë është Nenad Rashiq, së bashku me bashkëpunëtoren e tij Rada Trajkoviq dhe Albin Kurti, me të cilët ai ra dakord për të luftuar dy grupe të rinjsh në Llapnasellë në të cilën mori pjesë edhe djali i tij Nikolla paraqesin si një goditje politike për veten dhe familjen e tij”, tha ai në një deklaratë, raporton Tanjug.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit