19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Vazhdon përplasja në mes gazetarit Tim Judah dhe Vlora Çitakut në Twitter

Rekomandime

Në Twitter, ka vazhduar përplasja mes ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitakut dhe gazetarit britanik, njohësit të zhvillimeve në Ballkan, Tim Judah.

Ky i fundit ka shkruar se “Këtë mëngjes unë shkrova se gjërat në lidhje me Kosovën mund të jenë duke iu afruar përfundimit. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku shkroi se unë e kisha gabim.

- Advertisement -

Pastaj ajo u dorëhiq. Jo e ndërlidhur natyrisht, por ka shumë gjëra që po ndodhin prapa skene”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ambasadores Çitaku, e cila i ka replikuar gazetarit Judah.

- Advertisement -

“I dashur Tim, krejtësisht jo relevante dhe asgjë nuk ndodh prapa skenave. Ju lutemi ndaloni përhapjen e konfuzionit dhe panikut”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe, gazetari britanik Judah, në një postim të bërë dje në Twitter, ku shkroi se Richard Grenell dhe njerëzit e presidentit Donald Trump dëshirojnë të lëvizin shpejt në një marrëveshje të madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nxiti reagimin e ambasadorit Grenell, e po ashtu edhe të ambasadores Çitaku.

- Advertisement -

Grenell dhe Çitaku theksuan se këto janë deklarata spekulative dhe se askush nuk po provon t’i lëviz gjërat aq shpejtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit