7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Vazhdon të rritet numri i rasteve me Covid 19, ky është numri i të infektuarve të fundit

Rekomandime

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

- Advertisement -

Ndërsa, sot janë regjistruar 6 raste të reja më shumë se dje, të infektuara me COVID-19.

Nga 2 mijë e 102 testimet e kryera, 25 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

- Advertisement -

1 person është shëruar nga ky virus.

Njoftimi i Ministrisë Shëndetësisë:

- Advertisement -

25 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.920 doza të vaksinës.

Deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.102 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot është shëruar 1 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.591.

Në total numri i rasteve aktive është 161.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit