9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Vdekja e punëtorit nga Komorani, shoqërohen në Polici kryepunëtori dhe kolegu i tij

Rekomandime

Vdekja e punëtorit të kompanisë për ndërtim ‘Euroing” në Rahovec, Kujtim Ibriqit ka aktivizuar Policinë dhe Prokurorinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. 45-vjeçari, i cili është nga Komorani vdiq derisa ishte duke punuar në një fshat të Kamenicës.

- Advertisement -

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy persona tashmë kanë përfunduar në Polici, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin që ndodhi në sallën e sporteve në fshatin Koretin të Kamenicës.

Mësohet se bëhet fjalë për kryepunëtorin e ekipit që kryente punimet në këtë sallë, si dhe një punëtor tjetër, të cilët kanë dhënë dëshmi, pasi ishin dëshmitar të këtij rasti të rëndë që ndodhi pasditen e djeshme.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të zhvillohen hetimet, ndërsa rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse’ dhe ‘Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

- Advertisement -

I ndjeri, Kujtim Ibriqi, sipas informacioneve të para është rrëzuar nga skelet e ndërtimit dhe ka marrë lëndime të rënda. Ndonëse ai u dërgua me shpejtësi në Emergjencën e Kamenicës e më pas edhe në Gjilan, 45-vjeçari s’arriti t’i përballojë plagët e marra.

Ndërkohë edhe familjarët e të ndjerit kanë dhënë njoftimin mortor, ku bëhet e ditur se varrimi do të bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e Komoranit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit