15.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

“Kosova sfidon Serbinë si protektorat i NATO-së apo që të bashkohet me Shqipërinë”

Rekomandime

“Gazeta serbe “Novosti” ka sjell një pjesë të intervistës që Xhevad Galijasheviç ekspert i sigurisë në Serbi!

- Advertisement -

Ai ka thënë se përcaktimi i politikanëve shqiptar dhe shumicës popullore përfaqëson burimin e të gjitha problemeve të sigurisë dhe krijojnë një situatë të tillë politike në të cilën fitojnë ata që ofrojnë opsionet më zë këqija nga këndvështrimi i integritetit shtetëror të Serbisë dhe paqes në atë pjesë të Ballkanit.
Sipas tij Kosova me shumicën dominuese shqiptare përherë do të jetë vetëm hapësirë që nuk është e aftë të artikulojë ambiciet që të jetë shtet.

Ai konsideron se në ndërgjegjen ekzistuese politike Kosova nuk është e zonja që të formuloj çfarëdo forme të sovranitetit, bile as në raport me mbrojtësit e vetë, vendet e NATO-së si ShBA, Gjermania, Turqia etj….Ndërsa në pyetjen a është e mundshme përtëritja e idesë së “Shqipërisë së Madhe”, Galijasheviç thotë se, “Kosova është marr me forcë dhe përherë do të jetë në shkëputje mes dy synimeve shqiptare – që të vazhdoj të sfidojë Serbinë si protektorat i NATO-së apo që të bashkohet me Shqipërinë”.“Edhe njëra edhe mundësia tjetër është tërheqëse për politikanët shqiptar të Kosovës, sepse ndajnë Kosovën nga kultura fetare, historike dhe politike nga ama – Serbia”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit