1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vdes edhe një person i prekur me koronavirus në Kosovë

Rekomandime

Një person nga Komuna e Vitisë ka humbur jetën si pasojë e virusin korona.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Vjollca Kadolli.

“Fatkeqësisht, çdo ditë po merrë jetë.

Sot kemi humbur një qytetar nga fshati Beguncë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes nga Begunca për humbjen e familjarit të tyre. Humbja e tij, duke llogaritur jetën dhe veprat e tij është humbje e madhe për tërë Vitinë dhe Kosovën”, shkruan Kadolli.

- Advertisement -

Kadolli ka shtuar se numri total i rasteve pozitive në Viti është 447, ndërsa janë edhe 23 raste aktive.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publika ka bërë të ditur sot se ka regjistruar edhe 159 raste pozitive me COVID-19, pas testimit 1.245 mostrave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit