1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vdes edhe njëri nga alpinistët shqiptarë që ranë në humnerë

Rekomandime

Është kthyer në një tragjedi alpinizmi i disa personave në majën e Munellës në Pukë të Shqipërisë, ku së bashku me ta ishte edhe gazetari Alfred Lela.

Përveç Alfred Lelës, në spital ka vdekur edhe Ndoc Mulaj, njëri nga alpinistët e dëmtuar në incidentin e ndodhur ditën e sotme.

- Advertisement -

Mësohet se ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, pasi ra në një humnerë gjatë ngjitjes në këtë mal, shkruan Oranews, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, gazetari Lela ka rrëfyer se teksa kanë prekur majën, një stuhi e fortë ka përshkruar zonën, duke e bërë më të vështirë lëvizjen e tyre.

Në këto kushte, grupi i ekspeditës ka vendosur të kthehet, në të njëjtën rrugë që kryen ngjitjen, me shpresën se gjurmët e tyre do të ishin ende të ngulitura në dëborë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit