-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vdes në vendin e punës një person në Koretin të Kamenicës

Rekomandime

Një person si pasojë e plagëve të marra në vendin e punës, ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në fshatin Koretin të Kamenicës.

- Advertisement -

Viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë, e më pas është transferuar në Spitalin e Gjilanit, ku sipas mjekëve kujdestar viktima është sjellë pa shenja jete.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKMF për tretman mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është transferuar në Spitalin e Gjilanit, dhe sipas mjekut, i njëjti është pa shenja jete. Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.”, bëri të ditur Policia.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës u dërgua për në IML në Prishtinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit