23.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Vdes për natë të Bajramit karikaturisti danez që karikaturoi profetin Muhamed

Rekomandime

Artisti danez Kurt Westergaard, i njohur për vizatimin e karikaturës së profetit Muhamed që shkaktoi shumë zemërim në mbarë botën myslimane, ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

- Advertisement -

Westergaard ka vdekur në gjumë pas një periudhe të gjatë me shëndet të ligë, i ka thënë familja e tij gazetës Belingske.

Ilustratori ishte prapa 12 vizatimeve të publikuara në gazetën konservatore Jyllands-Posten në vitin 2005 nën ballinën “Fytyra e Muhamedit”, një prej të cilave shkaktoi shumë zemërim, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Tradita islame kërkon që asnjë imazh i profetit të mos prodhohet apo shfaqet.

- Advertisement -

Zemërimi kishte eskaluar në dhunë anti-daneze në mbarë botën myslimane në vitin 2006 prej të cilave dhjetëra njerëz vdiqën, ambasaditë daneze u sulmuan, përfshirë një në Damask që u dogj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit