7.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Veç bumet çka s’i kanë nxjerr Kadria e Fatmiri

Rekomandime

Nga Kimete Berisha

Milionarat e PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, kokan çmend.

Gajret burra, përmbajuni se u bëtë horë.

- Advertisement -

Kadri Veselit fytyra dy gisht i paska mbet.

E humbi shansin historik të na befasojë.

E pati shansin ta bëjë një kthesë, po iriqi prej therrave qysh hiqet.

- Advertisement -

Absurdi tjetër i çmendur: Demaliaj i Ramushit e quajti Albulena Haxhiun-Carla Del Ponte, kurse Vetëvendosja është e vetmja që i ka mbrojtë këta milionera nga Gjykata Speciale.

Ata kanë votuar kundër vetvetes, veç Vetëvendosja i ka mbrojtë nga vetja.

- Advertisement -

Nuk preket burri në jakën e setrës zonjë.

Fisniikja flamurin u dasht t’ia gjuaj hundve Albinit, e jo ta prek se s’është as estetike as etike.

Pyete kë të duash, naj pleqnar të Drenicës të tregon se burri i huaj nuk preket, as ‘politikisht’.

E pagdhendur dhe avdalle sa s’ka ma.

P.S. Nuk e keni lehtë. Duhet t’u kuptojmë, por Ju u dasht të keni inat, të silleni cool kishe nuk po ua ndin.

Krejt Kosova është prona e juaj, kurse qeveria e Albin Kurtin.

Ktheni sendet që i keni vjedh, e mos u çartni se vetingu do të ndodh, jo pse do Albini, por do Amerika.

Humbja është gjysmë vdekje. Por edhe vuajtja dhe mërzia ka marifet.

Albini i paska ‘hëngër’ fjalët, Ju e keni hëngër Kosovën, e për fjalë burg s’ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e portalit “Kosova ime”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit