Vladimir Putin, ditët e fundit, ka fshehur anëtarët e familjes së tij në një “qytet nëntokësor” në Siberi, sipas një profesori rus.
Bunkeri luksoz i teknologjisë së lartë ndodhet në malet Altai dhe është projektuar për mbrojtje në rast lufte bërthamore, tha shkencëtari politik Valery Solovey, 61 vjeç, transmeton Indeksonline
Pretendimi vjen pasi Rusia po godet Kievin dhe Kharkivin me raketa vdekjeprurëse që çojnë në akuza se Putini po kryen krime lufte duke goditur civilët e pafajshëm me “bomba vakum”
Në fundjavë, familja e Presidentit Putin u evakuua në një bunker special të përgatitur në rast lufte bërthamore. Në fakt, nuk është një bunker, por një qytet i tërë nëntokësor, i pajisur me shkencën dhe teknologjinë më të fundit”.