9.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Nëna e zyrtares së AAK-së në aksion: Heton kolegët e së bijës mbi dyshimet për keqpërdorime në ministrinë e Pal Lekajt

Rekomandime

Në Kuvendin e Punës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, më 30 qershor të këtij viti, para 600 delegatëve fjalim ka mbajtur Dhurata Salihi.

Disa muaj para qershorit, nëna e Dhuratës, prokurorja speciale, Habibe Salihi, ka nisur hetimin për dyshimet për keqpërdorime në tenderin e ndërtimit të autostradës së Gjilanit, projekt që udhëhiqet nga Ministria e Infrastrukturës, e drejtuar nga nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

- Advertisement -

Nga informacionet që ka gazeta, në hetimin parapenal ose në fazën e mbledhjes së informatave është edhe rasti i homologimit. Edhe ky shërbim është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës.

Fillimisht faza parapenale udhëhiqej nga prokurorja speciale, Fikrije Fejzullahu, por për shkak të problemeve të saj shëndetësore, shkresat në dispozicion tash e tutje për këtë rast, siç është informuar gazeta, i ka prokurorja Salihi.

“Hetuesit kanë kërkuar nga prokurorja Salihi autorizim që të intervistojnë disa persona, në mesin e tyre ish-ministrin e Transportit, Fatmir Limaj, ish-ministrat e Infrastrukturës, Pal Lekaj e Lutfi Zharku, në cilësinë e të dyshuarve, por ajo nuk ka lëshuar me arsyetimin se hetuesit duhet ta presin prokuroren Fejzullahu që të kthehet në punë”, ka thënë ky burim i Prokurorisë Speciale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit