-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj që ia pa sherrin Kosova

Rekomandime

Qeveria Haradinaj do të mbahet mend për ndërhyrjet flagrante në sistemin e Arsimit në Kosovë dhe izolimin në planin ndërkombëtar.

- Advertisement -

Më 23 shtator të vitit 2017, kryeministri Ramush Haradinaj kishte marr një vendim skandaloz i cili ia dha teposhtën arsimit kosovar edhe ashtu të lënduar prej pas luftës, shkruan  Sinjali.

Kreu i Qeverisë kishte ndërhyrë në mënyrë flagrante në pavarësinë e arsimit duke shkarkuar Bordin e Agjencisë së Akreditimit, me arsyetimin se procesi i akreditimit të arsimit të lartë po përcillej me parregullsi serioze.

Pjesë e këtij vendimi skandaloz u bë edhe Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi i cili e tumiri kërkesën e eprorit të tij duke u bërë bashkëpërgjegjës në njollosjen e arsimit kosovar, pasojat e të cilit po i vuan Kosova sot e asaj dite.

- Advertisement -

Në vendimin e kryeministrit, kërkohej fillimi i menjëhershëm i procedurave për zgjedhjen e bordit të ri, siç thuhej me përzgjedhjen e njerëzve me ekspertizë të duhur për sektorin e arsimit, me kredenciale të larta, etike dhe profesionale që pamundësojnë situatat e mëhershme.

Por, ndërhyrja e Qeverisë në pavarësinë e punës së Agjencisë së Akreditimit, e pashembullt në botën demokratike, solli zingjir pasojash së izolimit të arsimit të Kosovës në planin ndërkombëtar.

- Advertisement -

Kosova e cila kishte  arritur me mund të bëhej anëtare e dy rrjeteve prestigjioze evropiane – ENQA dhe EQAR, para shumë agjencive të tjera të vendeve të Ballkanit, mori goditjen e menjëhershme ndërkombëtare.

Vendim i Qeverisë rezultoi menjëherë me përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga organizata ndërkombëtare, ‘European Quality Assurance Register for Higher Education’ (EQAR), dhe degradimin e statusit të saj në  familjen evropiane, shkruan Gazeta Sinjali.

Më 19 prill të vitit 2018, Agjencisë Kosovare të Akreditimit i ishte degraduar statusi brenda Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) nga anëtare me të drejta të plota në anëtare nën shqyrtim.

Ndërsa sot u bë i ditur njoftimi se ky asociacion (ENQA) ka përjashtuar tërësisht nga anëtarësia Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Përderisa organizatat evropiane ndëshkojnë Kosovën, Gazeta Sinjali ditë më parë raportoi poashtu sesi Serbia ka ngritur sistemin paralel serb në mes të Kosovës duke “pushtuar” shkollën “Fazli Grajçevci” në Palaj të Obiliqit. Personeli serb në këtë shkollë, i papenguar nga askush, po lëshon dokumente dhe vula në cirilicë dhe me mbishkrimin “Krahina e Autonome e Kosovës dhe Metohisë”, duke cënuar integritetin e Kosovës dhe rendin kushtetues të saj si dhe poshtëruar liderët kosovarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit