21.5 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Verë e nxehtë në Shqipëri, temperaturat do shkojnë mbi 40 gradë celcius

Rekomandime

Meteorologia Adjola Bani shprehet se kjo javë do jetë me e freskët se java e kaluar dhe temperaturat do arrijnë deri në 26-27 gradë celcius.

Ndërsa gjatë verës do përballemi me temperatura shumë të larta ku do arrijnë mbi 40 gradë celcius.

- Advertisement -

“Kjo jave do jetë e freskët në krahësim me javën e parë, temperaturat do shkojnë deri në 26-27 gradë. Reshjet do vijojnë të mbeten prezente gjatë kësaj jave, sidomos në zonat malore dhe zonat e ulta. Në zonat bregdetare reshjet do jenë të pakta.

Fillimi i qershorit do nise me prezencen e vranësirave, kryesisht në mesditë dhe më shumë do jenë të fokusuara në vendet malore. Zonat bregdetare, qëndra e territorit dhe jugu do karakterizohen nga moti i kthjellët. Vlera termike do kenë një rritje gradualet, ku javën e parë do arrijnë 28-29 gradë. Javën e dyte do kemi rritje të temperaturave në mbi 30 gradë.

Temperaturat në kontinentin e Europës veriore do jetë njesoj si të 2019. Do kemi temperatura shumë të larta, jo vetëm në Shqipëri dhe Ballkan por edhe në Europën qëndrore. Edhe kjo verë do sjellë temperatura shumë të larta mbi 40 grade celcius. Do kemi masaj ajrore të shpeshta me origjinë nga Afrika”, ka treguar meteorologia Adjola Bani ne Ora News.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit