2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Veseli ka një mesazh jo fortë të këndshëm për kryeministrin Kurti

Rekomandime

Kadri Veseli thotë se kryeministri Kurti po hap debate për t’iu ikur përgjegjësive. Në një status në Facebook, pas heshtjes prej përplasjes me Richard Grenell në Twitter, Veseli thotë se Kryeministri është ankuar për opozitën te ndërkombëtarët dhe se ka kërkuar ta zbusin atë.

Kreu i Partisë Demokrate të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar për debatin publik që thotë se ka nisur për cështjen e tarifës dhe takimeve të kryeministrit Albin Kurtit me zyrtarët serbë në samite e konferenca ndërkombëtare.

- Advertisement -

Veseli thotë se këtë standard të diskutimeve e ka vendosur pikërisht Kurti.

Ka disa ditë që në publik po problematizohet seriozisht çështja e tarifës dhe e takimeve të Albin Kurtit me përfaqësuesit e shtetit serb.

Paragjykimet për këto dy tema, në fakt, janë standard i vënë nga vetë ai dikur”, ka shkruar Veseli në Facebook.

- Advertisement -

Sipas kreut të PDK’së, i cili nuk ka dalë me ndonjë deklaratë prej replikave me të emisarin amerikan, Richard Grenell, me këtë debat Kurti po i ikën përgjegjësive dhe po e mbulon mungesën e programit qeverisës.

Ky debat në publik i duhet pikërisht atij, që të manipulojë duke i ikur vendimmarrjes dhe përgjegjësisë shtetërore.

- Advertisement -

Por, kjo nuk i duhet sot Kosovës”, shkruan Veseli.

Kjo qasje i duhet vetëm Kryeministrit për të evituar debatin publik për mungesën e programit qeverisës, për shkeljen e premtimeve të tij elektorale para qytetarëve, për mungesën e guximit vendimmarrës dhe për shumëçka tjetër”, thuhet më tej në postimin e tij.

Veseli akuzon Kurti se është ankuar te ndërkombëtarët dhe u ka kërkuar atyre ta zbusin opozitën.

Por, të gjitha këto, përveç vonesës dhe manipulimit për interesa ditore, nuk zgjidhin asnjë çështje jetike të qytetarëve të këtij vendi.

Edhe loja me ankesa dhe kërkesa te ndërkombëtarët, për ta zbutur reagimin e opozitës, në çështjet si heqja e taksës dhe dialogut, është qëndrim i ulët i Kurtit”, shkruan Veseli.

Ai i kërkon në fund Kurtit që të qartësohet e të mos manipulojë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit