10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Veseli: Me mua Kryeministër, 65 vjeçarët s’do të paguajnë për barna – Kosova do të jetë Zvicra e Ballkanit

Rekomandime

Kandidati për Kryeministër nga PDK, Kadri Veseli, ka thënë se brenda tetë muajve prej votimit të Qeverisë me të në krye do të bëhen shërbimet shëndetësore.

- Advertisement -

“Lista për barna esenciale nesër do të nënshkruhet. 65 vjeçarët do t’i marrin barnat pa para. Kategoritë me aftësi të veçanta do t’i përkrahë deri në fund. Ata që janë mbi 65 vjet nuk do të paguajnë nga 2020 asnjë cent për barna”, ka thënë Veseli në Klan Kosova.

Veseli ka përsëritur qëndrimin e tij se do të jetë i pakompromis në luftën kundër korrupsionit.

“Nuk do ta fus unë askënd në burg. Unë besoj se Kosova ec përpara me këtë rrugëtim. Lufta kundër korrupsionit nuk është veç e imja. Por nëse qytetarët do të jenë krah këtij vizioni unë do të shkoj deri në fund. Në burg do të shkojnë ata që i çon ligji. Byroja Kundër Korrupsionit ka me qenë hetim që nuk do të mund të ndikojë askush – do të godas. Kryeministër, ministra, kryeparlamentari, kushdo qoftë”.

- Advertisement -

“Kam vendos këtë ndryshim dhe do të jetë standard, nuk ka tjetër rrugë. Qytetarët po e kërkojnë qytetarët. Lufta kundër korrupsionit s’është e lehtë, disa janë të rrezikshme por unë nuk mërzitem”.

Po ashtu, kandidati për Kryeministër të Kosovës nga PDK, Kadri Veseli ka thënë se me qeverisjen e tij Kosova do të behet Zvicra e Ballkanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit