4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Veseli në Istog: Koalicioni Kurti- Mustafa e thellon korrupsionin

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot tubim me qytetarët e komunës së Istogut.Në këtë tubim, kandidati për kryeministër, Kadri Veseli ka premtuar se do të qëndrojë pranë banorëve të Istogut dhe se do t’i përkrahë ata.“Istogu është një nga qytetet tona me bukurinë më të madhe natyrore dhe me njerëzit më punëtor.

- Advertisement -

Jua jap fjalën që në katër vitet e ardhshme do të jem me Istogun dhe punëtorët e Istogut për të përkrahur secilin prej tyre”, ka thënë Veseli.

Ai tutje ka thënë se 6 tetori është dita vendimtare për të ardhmen e vendit, duke e konsideruar si ditë referendumi.“Me 6 tetor do të përcaktohet saktësisht nëse do të kemi një qeverisje e cila do të jetë në koalicion të fortë me SHBA-në dhe qytetarët e vendit për një zhvillim të fuqishëm, i cili u krijon shpresë dhe perspektiv qytetarëve tanë apo do të kemi një koalicion i cili krijon izolim dhe e thellon korrupsionin e ky koalicion është Kurti- Mustafa”, ka thënë Veseli.

Në këtë tubim, Veseli ka premtuar se do të përkrahë zhvillimin e bujqësisë dhe ndërmarrësit.“Do të jem përkrah jush, do ta zhvillojmë bujqësinë, në një agro-industri unë kam qenë në vizitë te fermerët këtu, i di cilat janë problemet e tyre saktësisht, ju kam premtuar dhe do ta mbaj fjalën për fabrikat veçanërisht konceptin e përpunimit të frutave tona bujqësore.

- Advertisement -

Të gjithë ndërmarrësit nuk do të paguajnë asnjë tatim të ri, përkundrazi do t’i ul të gjitha tatimet”, ka thënë Veseli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit