1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vetëm për katër orë mbi 200 mijë vizita në platformën e Trustit

Rekomandime

Jeton Demi nga Trusti i Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me aplikimin për tërheqjen e 10-përqindëshit të mjeteve të kursyera në Fondin Pensional.

- Advertisement -

Duke folur për platformën e Trustit, ai ka thënë se është në hap me infrastrukturën e re dhe do t’i përballojë kërkesat e mëdha.

Demi ka thënë se sot ka pasur mbi 200.000 vizita brenda katër orësh.

“Ne e kemi ndërtuar këtë platformë me kapacitetet tona. Këtë vit kemi marrë staf shtesë jo vetëm për këtë platformë por edhe projekte tjera. Prandaj platforma e krijuar është në frymën e teknologjisë së fundit. Informacioni i parë janë numri personal dhe numri i xhirollogarisë bankare. Besoj që jemi gati dhe në rregull për të premten, ne i kemi diskutuar afatet e hapjes së platformës”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ai ka thënë se që prej kur është përmendur çështja e Trustit, ka pasur rënie dhe ngritje të fluksit të njerëzve në institucion.

Sipas tij, prej dje ka pasur një numër të shtuar të njerëzve të cilat kanë shkuar fizikisht në zyrat e Trustit.

- Advertisement -

“Me ligj është përcaktuar se kjo tërheqje lirohet nga tatimi. Ka pasur tentime për sulme kibernetike porse kanë qenë të pasuksesshme. Financimin nuk do ta kemi problem për ta menaxhuar”, ka thënë ai në Ktv.

Ai ka thënë se çdo punëdhënës obligohet që nga paga të ndajë kontributet pensionale. Sipas tij, informacioni duhet detyrimisht të dërgohet në Administratën Tatimore porse sipas tij, ka shumë punëdhënës që kanë paguar tatimet por si kanë dhënë informacionet e punëtorit.

Duke folur për transferin e parave pas aplikimit, ai ka thënë se janë dy hapa. I pari aplikimi dhe autorizimi që paratë të kalojnë në bankë, dhe pastaj autorizimi i bankës për t’i kaluar paratë në xhirollogari.

Demi ka thënë se kanë marrë staf shtesë prej 8 punëtorësh duke shtuar se rreth 100 mijë llogari të reja janë hapur për gjashtë muaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit