19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

A na duhen semaforë si këta?

Rekomandime

Një semafor është vendosur në qytetin indian të Mumbai, të cilin shoferët do të jenë në gjendje ta shohin nga një distancë më e largët.

- Advertisement -

Ai është një semafor në shtyllën mbështetëse të së cilës është instaluar ndriçimi LED përgjatë gjithë gjatësisë së tij.

Me çdo ndryshim të dritës në semafor, ngjyra e shtyllës gjithashtu ndryshon, kështu që në mënyrë alternative bëhet e kuqe, e verdhë ose e gjelbër, transmeton Telegrafi.

Tani për tani, një semafor i tillë është vendosur në shumë vende në Mumbai, dhe ky projekt-pilot duhet të përmirësojë dukshmërinë e semaforëve nga një distancë, në mënyrë që shoferët ta shohin atë më herët.

- Advertisement -

Gjithashtu, ndriçimi LED përgjatë gjithë shtyllës do të ndihmojë drejtuesit në kushte të dukshme të ulët.

Qyteti i Mumbai planifikon të instalojë ndriçim LED në një kryqëzim tjetër të trafikut dhe hapi tjetër është miqësor ndaj mjedisit – instalimi i paneleve diellorë që do të furnizonin sistemin.

- Advertisement -

Siguria në rrugët indiane është në një nivel shumë të ulët dhe ndonëse 3% e të gjitha automjeteve në botë lëvizin në këtë vend, India merr pjesë me më shumë se 12% të vdekjeve të trafikut në planet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se në vitin 2018, pothuajse 300,000 njerëz vdiqën në aksidente trafiku në Indi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit