0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vetëm për zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, kishte kërkuar 100 mijë uniforma dhe sasi të madhe të armatimit

Rekomandime

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, njëherit edhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë dëshmisë para trupit gjykues të rastit “Veteranët”, ka pranuar se vetëm për zonën e Dukagjinit kishte kërkuar 100 mijë uniforma dhe sasi të madhe të armatimit.

Në lidhje me këtë çështje, Haradinaj është pyetur nga Arianit Koci, avokat i të akuzuarit, Shkumbin Demaliaj, aktualisht deputet nga radhët e AAK-së në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Haradinaj është pyetur se a ka kundërshtuar kategorizimin e ushtarëve.

“Në realitet është fiktive, nuk ekziston kategorizimi, sepse personi i caktuar cili do me e dhanë betimin e marrjes së armës për liri, nuk dallon nga kolegu i tij që e ka bërë të njëjtin akt, e s’ke si e dallon,” është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se ka prova të shkruara, dhe dokumentet në lidhje me veteranët i ka nënshkruar një komandant i zonës, por dokumentet finale jo nuk i kanë nënshkruar komandantët lokal, e unë kam nënshkruar, me siguri që po, ndonjë dokument,” deklaroi Haradinaj.

- Advertisement -

Haradinaj thotë se e çmon si njeri të ndershëm të akuzuarin, Shkumbin Demaliaj, duke shtuar se edhe babai i Demaliajt dhe e gjithë familja e tyre kanë qenë në luftë, aty ku edhe u vra një vëlla i tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit