7.4 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Vetëvendosje i reagon Thaçit për gjendjen e jashtëzakonshme

Rekomandime

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV’së, Arbërie Nagavci i ka reaguar presidentit Hashim Thaçi, që sot u deklarua lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme, raporton Kosova ime.

- Advertisement -

Nagavci ka shkruar në Facebook se kjo deklaratë e tij është e pritshme për dy arsye, derisa tha se presidenti i ndryshon gjithnjë qëndrimet e tij dhe se tani e ka qeverinë që atij i jep vullnetarisht kompetenca.

“Janë së paku dy arsye që kjo është deklaratë e pritshme, E para ky person gjithnjë ndërron qëndrimet e tij dhe atë publikisht, njejtë ka bërë dhe me deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve. Dhe e dyta, tani më nuk i nevojitet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta. Tani e ka Qeverinë e tij që vullnetarisht i jep kompetencat që nuk i takojnë dhe madje përtej kësaj”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit