19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Vetëvendosje organizojnë peticion në kërkim të zgjedhjeve, s’përmendin protestat

Rekomandime

Vlora Haxhimemedi e Lëvizjes Vetëvendosje sot ka nisur konferencën për media në të cilën ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që i ka dhënë të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Haxhimemedi ka thënë se një aktvendim i tillë i ka hapur rrugë regjimit të vjetër dhe e ka bërë votën të parëndësishme.

“ Aktvendimi hap rrugë për regjim, ku vota e qytetarit bëhet e parëndësishme”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka thënë se s’mund të pritje ndonjë vendim tjetër nga një Gjykatë që gjyqtarët i ka të kapur nga PDK, LDK, AAK e NISMA.

- Advertisement -

“Cka tjetër mund të prisnim nga një Gjykatë kur gjyqtarët janë të kapur nga PLAN-i e të kërkuar nga Interpoli”, ka potencuar ajo.

Ndërkohë ka njoftuar se si parti do të nisin një peticion online përmes të cilit do të kërkojnë zgjedhje të reja.

- Advertisement -

“Do të nisim një peticion online. Zgjedhjet janë zgjidhje. Janë e vetmja rrugë për të dalë nga ngërçi.

Peticioni do të jetë i stërmadh”, ka shtuar ndër të tjera ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit