3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Vetëvendosje sqarohet për gazin lotësjellës në koncertin e Bregovicit

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosja është distancuar nga incidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në koncertin e Birrës në Korçë, aty ku këndoi këngëtari serb Goran Bregovic.

- Advertisement -

Me anë të një sqarimi për opinionin publik, ata bëjnë të ditur se nuk janë organizatorët e asaj që ndodhi.

SQARIMI:

Sqarim për opinionin publik. Marrë parasysh “lajmet” që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021.

- Advertisement -

Mbrëmjen e djeshme, koncerti i këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç u shoqërua me incidente. Persona ende të paidentifikuar hodhën gazlotsjellës në mes të njerëzve ku kishte gra, fëmijë të moshuar dhe burra. Të gjithë nisën të largoheshin nga koncerti me sy të përlotur ndërkohë që mësohet se një prej qytetarëve ka përfunduar në spital pasi ka pasur koplikacione me frymëmarrjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit