5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Vetëvendosje sqaron se çfarë ndodhë me votat e Kurtit, nëse qytetarët votojnë numrin 1

Rekomandime

Paqartësi të shumta janë krijuar rreth kandidimit të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për postin e kryeministrit, kjo pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në broshurën e publikuar me listën e kandidatëve, ka fshirë numrat e kandidatëve të cilëve u është mohuar kandidimi.

E për këtë, qytetarë të shumtë janë shprehur të shqetësuar se çfarë do të ndodhë me votën e tyre, nëse votojnë kandidatët të cilët nuk janë të certifikuar nga KQZ, përfshirë këtu edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

- Advertisement -

Lidhur me këtë temë ka folur përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.

Kurteshi fajësoi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës, për shkak se në opinion janë krijuar këto paqartësi.

Fleta e votimit i ka në njërën anë subjektet politike dhe në anën tjetër numrat e kandidatëve. Secili votues ka të drejtë të votojë një subjekt politik dhe pesë numra sipas përzgjedhjes së tij. Po të ishte ndryshe do të hiqnim numrat, kjo është një ‘spin’ që po e përhapin LDK dhe partitë tjera për të habitur njerëzit. Secili votues ka të drejtë të votojë secilin kandidatë nga numri 1 e tutje, ose ka të drejtë të mos votojë asnjë kandidatë edhe vlen vetëm vota për subjektin polik.

- Advertisement -

Në këtë vend po përpiqen të shkatërrojnë çdo gjë.

Është absurditet që po përhapet nga PDK dhe LDK, pra nuk mund të shpallet vota e pavlefshme.

- Advertisement -

Ajo vetëm zyrtarisht nuk numërohet, pra vota për një kandidatë që nuk është i certifikuar, por vota nuk shpallet e pavlefshme”, deklaroi ai për Telegrafin.

Si përfundim, Kurteshi theksoi se të gjitha votat do të numërohen, por që vetëm KQZ nuk do të përfshijë në statistikat e veta votat për kandidatët që nuk janë certifikuar.

“KQZ në statistika të veta nuk e përfshin, asgjë më shumë, por të gjitha votat o të numërohen. PDK dhe LDK ia kanë arritur të krijojnë habi rreth kësaj”, shtoi më tej ai.

Theksojmë që KQZ nuk ka certifikuar tre kandidatë të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi që sipas listave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kanë pasur dënime në tri vitet e fundit.

Ndërkohë, nga LVV kanë pohuar se lista e tyre është e plotë me 110 kandidatë dhe se bartës i listës është Albin Kurti.

Subjektet politike kanë filluar fushatën zgjedhore ditën e mërkurë (3 shkurt), ndërkaq kohë për të bërë fushatë zgjedhore kanë 10 ditë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit