3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vetëvendosje tregon saktë kush i solli votat me zarfe të helmuara

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas helmimit të 26 zyrtarëve të KQZ-së.

- Advertisement -

26 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë helmuar nga disa zarfe të fletëvotimeve të ardhura nga Serbia.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se këto zarfe janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë.

- Advertisement -

“Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë. Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë i Vetëvendosjes pa ndërhyrje:

- Advertisement -

Helmimi i punonjësve të operacionit të votimit përmes postës ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik.

Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë.

Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë.

Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen.

Ndërsa shërbimi profesional i KQZ-së duhet ta vazhdojë punën në vlerësimin dhe numërimin e saktë të votave të ardhura nga mërgata.

Pakot me fletëvotime të dërguara nga bashkatdhetarët, e të cilat janë verifikuar dhe vlerësuar, duhet të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për t’u numëruar

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit